Pas takimit me shefin e Kremlinit, presidenti serb Vuçiç tha se, përveç marrëveshjes së re për furnizimin me gaz, diskutuan edhe ndërtimin e një tubacioni nafte së bashku me Hungarinë.
“Falë tubacionit të naftës që do të ndërtojë së bashku me Hungarinë, Serbia, do të jetë në gjendje të përmirësojë bashkëpunimin me Rusinë në fushën e energjisë. Të gjitha kompanitë ruse janë të mirëseardhura, të gjitha ato që dëshirojnë të marrin pjesë në projekte infrastrukturore në Serbi, përfshirë Hekurudhat.”
Ndërkaq një marrëveshje të re për çmime më të ulta për gazin rus do të nëshkruhet deri në fund të shtatorit.
“Tema e energjisë është me rëndësi të madhe për ne. Pjesa më e madhe e furnizimit me gaz vjen nga Federata Ruse. I kërkova Putinit një çmim më të mirë per gazin dhe sasi më të mëdha, gjë që, është thelbësore në mënyrë që të kemi çmime të favorshme per qytetaret dhe të jetojmë normalisht.
Pres që të arrijë një marrëveshje të re deri në fund të shtatorit.”
Temë diskutimi ishte edhe energjia bërthamore.
“Diskutuam edhe për energjinë bërthamore. E dimë që pas 20 dhe 30 vitesh nuk do të kemi energji elektrike të mjaftueshme. Edhe qymyri, i cili është i disponueshëm, do të mbarojë, ose do të kemi sasi të vogla. Po konsumojmë gjithnjë e më shumë, Serbia ka një industri gjithnjë e më të fortë, dhe për këtë arsye kemi nevojë urgjente për burime të reja energjitike.“
Vuçiç theksoi se Serbia është sot i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe se do të vazhdojë të ruajë neutralitetin e saj në të ardhmen. Presidenti rus Putin tha se Rusia respekton orientimin e pavarur të Serbisë.