Ballina Bota Trump reagon i revoltuar: Vetëm se s’u shfaqa dy ditë në konferencë,...

Trump reagon i revoltuar: Vetëm se s’u shfaqa dy ditë në konferencë, më shpallën të vdekur

15
0

Presidenti amerikan Donald Trump vendosi t’i përgjigjej me një konferencë shtypi lajmeve që po qarkullonin mbi shëndetin e tij, e që mbërrinin deri në aludime se presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të kishte vdekur.

Duke u shfaqur vetë në konferencë për mediat, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se kjo ishte mënyra më e mirë për t`i dhënë fund teorive të konspiracionit, e sigurisht, nuk e la t`i shpëtonte rasti edhe për të bërë pak ironi.

“Të gjitha fake news, isha shumë aktiv gjatë fundjavës. Javën e kaluar, pata disa konferenca për shtyp. Vetëm dy ditë nuk dola unë, dhe filluan direkt të thonë: ja pra, diçka nuk shkon me të, nuk është mirë”, shprehet Trump.

Thashethemet rreth shëndetit të Trump dominuan diskutimet në internet pak ditë pasi presidenti u fotografua me një mavijosje të madhe në dorë.