Ballina Sport US Open/ Alcaraz dhe Djokoviç kualifikohen lehtësisht për në gjysmëfinale të turneut

US Open/ Alcaraz dhe Djokoviç kualifikohen lehtësisht për në gjysmëfinale të turneut

15
0

Një super Carlos Alcaraz triumfon me 3 sete ndaj çekut Lehecka duke kaluar në gjysmëfinale të US Open. Spanjolli numri 2 në botë u tregua në formë të jashtëzakonshme duke mundur Leheckan në tre sete: 6-4, 6-2, 6-4 e duke u kualifikuar mes 4 më të mirëve të turnout, aty ku në turin gjysmëfinal do të sfidojë serbin Novak Djokoviç.

Serbi nga ana e tij kaloi 3-1 me sete në çerekfinale tenistin amerikan Taylor Fritz. 3 orë e 24 minuta lojë zgjati përballja mes dy tenistëve, me amerikanin Frtiz që nuk mundi dot të realizojë ëndrrën e tij për të qenë në finale të turnet US Open. 6-3, 7-5, 3-6, 6-4, ishin shifrat që prodhoi sfida mes Djokoviç dhe Frtiz, me amerikanin që bëri rezistencë vetëm gjatë setit të tretë, por Nole ishte më pas i papërmbajtshëm duke siguaruar kalimin për më tej në turneun amerikan.

Tani objektivi i serbit është të mund Alcaraz dhe pse jo të sfidojë në finale nr.1 të botës italianin Jannick Sinner. Një objektiv më shumë se i vështirë, duke ditur që çifti favorit për të qenë në finalen e madhe të US Open është Sinner-Alcaraz, që pas French Open dhe Wimbledon kërkojnë një tjetër finale së bashku.