Në dëgjesën e parë publike për draftin e ri të Kodit Penal, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka mbajtur qëndrim të prerë mbi disa nga çështjet më të debatueshme që pritet të përfshihen në kodin e ri. Ai theksoi se shpifja dhe pija e alkoolit në publik duhet të mbeten vepra penale, ndërsa për prostitucionin propozoi depenalizimin dhe rishikimin me një qasje të re ligjore.
“Depenalizimi i veprave nuk është proces politik, i cili mund të shtyhet dhe vendoset se qëndrimi politik është i tillë. Burimi dhe nevoja është që deri te procesi i të votuarit, duhet parë në disa shkallë, si është niveli praktik dhe kriminal i veprës. Ky element është në kuadër të realitetit dhe duhet parë efekti. Nëse krimi është në një pozicion që krijon influencë në drejtësi, atëherë çështja duhet parë me një sy objektiv dhe të kujdesshëm. Ne si grup pune kemi menduar që në shumicën tonë dërrmuese, këto vepra duhet të jenë të tilla të penalizohen.” – u shpreh Rakipi.
Duke u ndalur më tej, ai shtoi se: “Ja vlen të penalizohet bigamia, pirja e alkoolit në publik. Eutanazia duhet të depenalizohet dhe prostitucioni që nuk është folur fare.”
Me këtë qëndrim, Rakipi bëri të qartë se shpifja dhe konsumimi i alkoolit në publik mbeten, sipas tij, vepra me rrezikshmëri që duhen sanksionuar penalisht, ndërsa prostitucioni duhet të largohet nga trajtimi penal dhe të diskutohet në kuadër të një rregullimi institucional e social.