Ballina Aktualitet Audioregjistrimi i Kokalarit: Unë jam më e famshmja në Shqipëri

Audioregjistrimi i Kokalarit: Unë jam më e famshmja në Shqipëri

24
0

Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të dëgjoni në këtë audioregjistrim të Evi Kokalarit.

Ne kemi edhe disa materiale të tjera, ku zonja Evi Kokalari Angelakis flet me gazetarin William Bredderman të “The Daily Beast”, intervistë, e cila është bërë gjatë kohës së një shkrimi në vitin 2023 në lidhje me çështjen “Mikesha më e mirë” e Santos është aktiviste e ekstremit të djathtë e lidhur me kryeministrin e turpëruar të Shqipërisë”.

Bredderman e ka telefonuar për ta pyetur zonjën Kokalari se me çfarë parash vinte në Tiranë dhe kush e financonte.

Edhe sot e kësaj dite, pas më shumë se dy vjetësh, Evi Kokalari ende nuk ka kthyer përgjigje. Kush i paguante dhjetëra mijëra dollarë udhëtime të zonjës Kokalari dhe qëndrime në kryeqytet?

Ajo mund të shkruajë dhe të deklarojë se nuk ka ndonjë detyrim të madh për ta bërë publike, por imagjinoni dikë që pretendon se është një lidere e zonja, që ka rëndësi të madhe në administratën e Presidentit Trump, që diku ne mund t’i nxjerrim dhe mesazhet që kërkon të punësohet, që diku tjetër na thotë se është më e rëndësishme se Rama dhe Berisha në Shqipëri, ndërkohë që e shkreta ka një faqe në rrjetet sociale që merr “like” më pak se pensionistja në mëhallën tonë ku ne kemi redaksinë, e cila nxjerr ndonjë foto duke pirë kafen e mëngjesit, apo ka reagime shumë më pak se profesor Pilinci, i cili nuk mundet dot t’ia tejkalojë Evi Kokalarit.

Me një individ që deliron se është më famoze në Shqipëri se Rama dhe Berisha, që nëpër postimet e saj mendon se është një nga njerëzit kryesorë dhe të shumëpushtetshëm, me hapësira të mëdha në administratën e presidentit Donald Trump, që ka dhjetëra padi aktualisht në gjykatë, që kërkon të kapet pas një çështjeje të bërë nga këngëtarja Bleona Qereti për shkak të shpifjeve dhe fyerjeve që i janë bërë kësaj të fundit duke u justifikuar se ndodhet përballë një sulmi të mirëmenduar mediatik…….Është thjesht një individ që bërtet e ulëret për t’u dukur e rëndësishme, për të mbajtur veten gjallë, se ndoshta ato statuset në “Facebook” i japin energji, por gjithsesi shumë shpejt, përveç padive të Bleonës, do të ketë edhe të tjera në SHBA, edhe pse zonja shumë nga shënimet i ka edituar, i ka fshirë, ato janë të noterizuara, të ruajtura, janë çuar në procese të hapura tashmë në Shqipëri.

Është thjesht çështje kohe se e vërteta do të vonojë, por nuk do të harrojë, edhe përballë drejtësisë, siç pretendon zonja në fjalë.

Por e rëndësishme është të dëgjoni këtë pjesë bisede për të kuptuar delirancën e një individi që sot pas katër vitesh në aktivitetin e saj pas Sali Berishës nuk ka mundur të sqarojë burimin e të ardhurave, kush e financon për të ardhur në Tiranë dhe për të lobuar për Sali Berishën.

Përtej çdo diskutimi dhe qëndrimi, në bazë të ligjit amerikan, Evi Kokalari i ka dhënë mbështetjen e saj personale një personi “non grata”….

Duke lënë mënjanë debatet politike, Sali Berisha në kohën kur ka ardhur Evi Kokalari dhe e ka mbështetur ka qenë një person “non grata”, megjithëse ajo nuk është zyrtare shteti që të ketë ndonjë përgjegjësi, është një individ që zgjedh të shkojë diku, ta mbështesë, por është një qytetare amerikane, e cila duhet të deklarojë se ku i gjeti paratë për të gjetur “non grata”-n.

A e financuan njerëzit e Sali Berishës, pra të “non grata”-s Evi Kokalarin? Kjo është pyetja që Evi s’i ka dhënë përgjigje. Këtu është dhe thelbi i intervistës që ka dashur të bëjë gazetari, këtë informacion ka dashur të nxjerrë, kush të ka paguar? Ku i ke gjetur paratë?

Intervista

Gazetari William Bredderman: Ju donit të përfshiheshit në politikat nacionale…

Evi Kokalari: Unë thjesht doja të përfshihesha në politikat nacionale dhe të kandidoja për një vend në Kongres në një moment. Kjo është e gjitha. S’ka ndonjë gjë.

Gazetari William Bredderman: Kishit ndonjë mosmarrëveshje?

Evi Kokalari: Kur e njoha Santos, ishte një burrë i keq, por mendova se njerëzit do të mendonin se po e bëja me qëllim, sepse isha e mërzitur me të dhe kjo është arsyeja pse nuk ndërmora një hap. Po ta kisha bërë do t’u kisha bërë nder shumë njerëzve duke përfshirë republikanët….

Gazetari William Bredderman: (Dëgjohet e paqartë) E keni përshkuar në disa biografi mbledhjen e fondeve për aktin e emigrantëve të lirisë dhe nuk shoh që asnjë prej tyre të jetë regjistruar.

Evi Kokalari: Ishin të regjistruara, por unë nuk kam bërë asnjë aktivitet. Nuk kam mbledhur asnjë fond. Nuk kam bërë asgjë. Duhet të rinovohen në degën e Thesarit, prandaj nuk arrin t’i shohësh të regjistruara.

Gazetari William Bredderman: A e patë ndonjëherë ligjin për ngritjen e fondeve?

Evi Kokalari: Nuk kam mbledhur fonde. Nuk kisha kohë ta merrja seriozisht.

Gazetari William Bredderman: I hodha një sy Website-it tuaj dhe shoh se ka tri vite që nuk është përditësuar, por ka artikuj për ju.

Evi Kokalari: Më lër të të pyes, cili është qëllimi që po e bëni këtë investigim, sepse po më bën pyetje sikur të ishe nga IRS, (Zyra e Hetimit Tatimor) apo zyra e shtetit që unë të të përgjigjem. Po të përgjigjem për kortezi të jemi të qartë. E di se kush fshihet pas teje. Kush ta ka thënë ta bësh këtë gjë. Sepse e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe pyetja ime është cili është qëllimi i investigimit tuaj?

Gazetari William Bredderman: Kam të dhëna që ju lidhin me George Santos.

Evi Kokalari: Nuk ka mundësi. U referohesh gjërave për Shqipërinë që nuk kanë të bëjnë fare me George Santos.

Gazetari William Bredderman: Kam kërkuar për ju, kam investiguar për ju dhe pasi kam kërkuar kam kuptuar që dhe vete ju jeni një person interesi… përmend skandalin me qeverinë e Ramës dhe ish-agjentin e FBI-së në New York dhe ka një artikull për senator Menendez në New Jersey, për vëllain e një politikani që ka një interes të veçantë për Shqipërinë.

Evi Kokalari: Në rregull, nuk e kam problem të përgjigjem. Ndërkohë që po më tregon këto histori shpresoj që të mos jenë duke më futur në kurth njerëz që urrejnë Berishën, se do të thoja shko pyeti këto njerëz se çfarë problemi kanë me Berishën. Njerëzit që urrrejnë kaq shumë Berishën. Duhet ta fillosh nga aty, çfarë problemi kanë me Berishën nuk ka qenë asnjëherë për mua kjo çështje. Nuk kam parë kurrë të urrejnë kaq shumë dikë.

Së dyti, në Shqipëri po vrasin opozitën, ka të bëjë me Edi Ramën dhe presionin që po i bënin opozitës përmes FBI-së mbi liderët e opozitës, jo se liderët e opozitës nuk kanë bërë asgjë gabim. Ish-kreu i PD-së kishte një dosje mbi FBI-në, ka një arsye për këtë.

Gazetari William Bredderman: …Përpjekjet e Bashës për të krijuar lidhje me figura politike dhe autoritetet amerikane… (dëgjohet e paqartë).

Duke u kthyer në janar 2019, si po e mbani veten e këto aktivitete dhe cilat janë burimet tuaja…?

Evi Kokalari: Kjo është jeta ime personale. Nuk do të shpjegoj detaje, kjo është jashtë teme. Gjymsa e fitimit shkon për zyrën dhe pjesa tjetër është për jetën time personale, nuk ka asgjë të paligjshme.

Më lër të të them diçka, nëse po investigon Geroge Santos prej një viti duhet të bëni një investigim si “The New York Times”, ju mund të bëni më mirë se kaq.

Gazetari William Bredderman: Sa njerëz ka në zyrën tuaj, që lobojnë?

Evi Kokalari: Nuk do t’i përgjigjem as kësaj pyetjeje. Nuk do t’u përgjigjem pyetjeve që mund t’i manipuloni në favorin tuaj.

Gazetari William Bredderman: Ka një çështje, në të gjithë këtë të lobimit…

Evi Kokalari: Cila është çështja?

Gazetari William Bredderman: Jeni e përfshirë në aktivitete politike.

Evi Kokalari: Pse, është e paligjshme?

Gazetari William Bredderman: Nuk po them që keni bërë diçka të paligjshme, por jeni shfaqur dhe rritur shumë befas në fushën politike dhe jeni bërë një figurë e spikatur shumë shpejt, dhe si ka mundësi që jeni bërë kaq shpejt figurë shumë e njohur dhe keni kaluar muaj të tërë në Shqipëri?

Evi Kokalari: Nuk kam kaluar muaj në Shqipëri. Kam qenë disa javë me intervale, për rreth 2 ose 3 javë dhe para vitit 2019 kam qenë në Shqipëri për 10 ditë, në 2006 për një javë dhe në 1998. Pra, për 20 vite kam qenë rreth 20 ditë në Shqipëri. Nëse mendoni se politika në Amerikë ka të bëjë me Shqipërinë të gënjen mendja.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë do të kisha qenë pjesë e lobimit të Bashës. E kam luftuar Bashen dhe teknikën e tij të lobimit për shumë gjatë. Ka pasur një dosje në FBI për 500 mijë dollarë, nëse kërkon në Google mund ta gjesh, është një artikull për këtë.

Ky është problemi për mua.

Së dyti nuk do të loboja për një shtet tjetër ose qeveri sepse lobimi është forma më e keqe e një pune që mund të bësh veçanërisht në politikë sepse është e komplikuar dhe mund të futesh në telashe shpejt sa nuk ia ke idenë dhe unë nuk do të futesha në telashe në Amerikë se kam një jetë të bukur, një jetë personale, jetë biznesi, jetë politike dhe kam shumë miq dhe nuk do të përfshihesha në diçka të tillë, por nëse do të isha duke lobuar për këdo në Shqipëri, fakti që jam thuajse kundër gjithkujt në politikë në Shqipëri për momentin është arsyeja pse kam mbështeje më shumë se kushdo tjetër. Po flas të vërtetën, nuk po marr para nga askush. Nuk kam marrë para nga askush. Dhe në konventën e tyre e kam thënë që nuk do të jem pjesë e partisë së tyre, jam shpirt i lirë, njeri i lirë dhe dua të vazhdoj të jem e lirë sepse në këtë mënyrë unë mund të jem dhe kundër Berishës, të cilin e kam suportuar më parë si lider i opozitës dhe e tillë është situata e opozitës në Shqipëri. Sa i përket biznesit dhe investimeve unë punoj në real estate, punoj me orë të gjata kur jam në New York. Më pëlqen të përfshihem në politikë dhe do të qëndroj në politikë qoftë në Shqipëri apo Amerikë, por nuk do të bëja asgjë që është kundër ligjit. Ti mund të vazhdosh të hysh më thellë, por kujdes mos të nxitesh nga njerëz që kanë qëllimet dhe agjendat e tyre.

Gazetari William Bredderman: Ju falënderoj për shqetësimin tuaj, a keni qenë e përfshirë në një transaksion në 2015 Forth Street? Në 2019, cila është adresa?

Evi Kokalari: Nuk do të jap detaje për këtë.

(Dëgjohet e paqartë biseda)

Gazetari William Bredderman: E shoh që jeni e lidhur me pronën 3605 e regjistruar, a ka prona tjera me të cilat jeni e lidhur?

Evi Kokalari: Jo.

Gazetari William Bredderman: A janë këto prona të lidhura me Santos?

Evi Kokalari: Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Jam e sigurt se ke akses te të dhënat publike në databaze si të gjithë dhe nuk do të flas për këtë gjë. Nuk do të jap informacion për gjërat për të cilat ti nuk duhet të më pyesësh. Duket sikur po bën investigim të të gjithë jetës sime. Duhet të them diçka, eksponentë të opozitës u përpoqën të bënin të njëjtën gjë që po bën ti për një vit e gjysmë dhe nuk arritën të gjenin diçka për mua, duke filluar që nga fëmijëria ime kur isha 6 vjeç, nga shokët, gjimnazi, çdo gjë, udhëtimet e mia, universiteti këtu në Amerikë.

Kështu bëje atë që duhet të bësh. Nuk kam asnjë problem, dua të sigurohem, të vërtetosh që çdo gjë që publikon është e vërtetë për çdo gjë që përmend dhe asgjë më shumë.

Gazetari William Bredderman: Besoj se i përmendëm gjërat më të mëdha.

Evi Kokalari: Patjetër, faleminderit shumë./ CNA