Zëvendëskryeministrja theksoi ne nje aktivitet te zhvilluar se infrastruktura moderne ka qenë faktor kyç në rritjen e vizitorëve drejt zonave të ndryshme të vendit.
“Shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga tunelit i Murrizit, më 17 gusht është 19 500 automjete drejt Dibrës. Ky është një fakt i pakontestueshëm se si infrastruktura arrin të nxisë turizmin edhe në zona ku as nuk mendohej më parë. Shqipëria është bukuri natyre, por dhe zhvillimi i infrastrukturës i ka dhënë zhvillim. Janë afro 1 milion automjet në tre muaj që kanë kaluar në tunelin e Llogorasë, një nga pikat kyçe që akseson zonën e jugut të vendit”, tha ajo.
Balluku bëri të ditur se, “përmes një analize të gjerë, të thellë të kostove operacionale, çmimi i një kalimi për autoveturat në tunelin e Llogorasë është 250 lekë me TVSH, as dhjetë euro, as pesë euro, as pesëdhjetë euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. Kategoritë më të mëdha si autobusët, trajlerët do të kenë çmime të posaçme, sipas studimit të fizibilitetit”.