Ballina Politika “BE-ja nuk e zëvendëson dot në Shqipëri”, Kulluri reagon ashpër: Kodi Penal...

“BE-ja nuk e zëvendëson dot në Shqipëri”, Kulluri reagon ashpër: Kodi Penal nuk mund të miratohet pa opozitën

18
0

Në një intervistë për një emision televiziv , analisti Edvin Kulluri u shpreh kundër draftit të ri të Kodit Penal, duke e cilësuar të papranueshme qasjen e mazhorancës pa konsensus politik dhe juridik.

” Ajo që më bëri përshtypje ishte këmbëngulja e zotit Manja për të vazhduar me atë draft që është diskutuar para se të nisnin pushimet e gushtit.

Është një kod penal i cili ka trefishuar penalizimin me heqje të lirisë nga 320-330 nene në 900 nene.

E dyta që më bën përshtypje është që zoti Manja tregon një mungesë respekti totale edhe për opozitën edhe për komunitetin e juristëve, sidomos atyre të së drejtës kushtetuese, të cilët masivisht kanë dalë kundër kodit.

Të gjithë juristët kanë qenë në bllok kritik të këtij kodi. Mediat vetë shumë kritike, dhe të majta e të djathta. Nuk kam dëgjuar një zë jashtë mazhorancës që të jetë dakord.

Kur flasim për kode, flasim për një legjislacion që kërkon 84 vota, jo më kotë, për një arsye, sepse kodet janë aktet juridike nën kushtetutë për nga hiearkia e rëndësisë dhe e autoritetit që ushtrojnë, çka kërkojnë detyrimisht konsensusin dhe të opozitës.

Bashkimi Europian nuk e zëvendëson opozitën dot në Shqipëri”, u shpreh Kulluri.