Ballina Kronika EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet në Peqin 52-vjeçari

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet në Peqin 52-vjeçari

28
0

Një 52-vjeçar është arrestuar në Peqin në kuadër të operacionit “Operacionalja 65”, i finalizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Luan Gripshi, alias Rudin Gripshi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pas një dënimi në Itali prej 4 vjetësh, 10 muajsh dhe 14 ditësh për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Ky arrestim u realizua në kuadër të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Gripshi do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e tij. Policia dhe Interpol Tirana po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat e ekstradimit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”.

Kapet në Peqin, një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.