Publikimi i dosjes ‘McGonigal’ nga Departamenti i Shtetit ka tronditur Edi Ramën, pasi janë ekspozuar mesazhe dhe takime që nuk diheshin deri më tani.
Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë nxjerrin në pah një marrëdhënie të fshehtë dhe të rrezikshme mes ish-drejtuesit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, dhe kreut të qeverisë shqiptare.
Një detaj tronditës mban datën 9 shtator 2017, kur McGonigal i dërgoi një miku të tij një fotografi ku shfaqej me Ramën, ndërsa në një tjetër mesazh, ai shkruante:
Më 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një miku të tij personal një fotografi të vetes me Kryeministrin dhe i shkroi një tjetër miku personal se Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe se kjo paraqiste ‘shumë mundësi.’
Ky mesazh konfirmon se e ashtuquajtura ‘Reformë në Drejtësi’, e mbështetur dhe promovuar me ngulm nga Rama, nuk ishte një projekt për forcimin e shtetit ligjor, por një plan i mirëmenduar për kapjen e drejtësisë dhe eliminimin e çdo kundërshtari politik.
McGonigal e shihte procesin si një ‘mundësi’ për të fituar sa më shumë, ndërsa Edi Rama e përdorte si armë politike.
Ajo që qeveria e paraqiste si sukses historik, në fakt po zbulohet si një skenar mafioz ku përziheshin interesa personale, korrupsion ndërkombëtar dhe shkelje flagrante të sovranitetit të vendit.
Opozita dhe Partia Demokratike ka paralajmëruar prej kohësh se Edi Rama ka ndërtuar një sistem të kontrolluar mbi prokurorët dhe gjyqtarët, dhe tani, me provat e reja nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, akuzat marrin një peshë të re me fakte dramatike.
Skandali ‘McGonigal’ nuk është më thjesht një aferë personale e një ish-zyrtari të FBI-së, është një dosje që tregon sesi Kryeministri i Shqipërisë ka trajtuar reformën në drejtësi si pronë për interesa të tij dhe për pazare me individë të korruptuar.