Ballina Europë Kaos online! Shërbimet e Google bien në disa vende të Evropës, përfshirë...

Kaos online! Shërbimet e Google bien në disa vende të Evropës, përfshirë Shqipërinë

14
0

Përdorues nga Shqipëria, Turqia dhe disa vende të Europës Lindore kanë raportuar sot probleme serioze në përdorimin e shërbimeve të Google. Vështirësi janë shfaqur në motorin e kërkimit, por edhe në platforma si Gmail, YouTube, Gemini, Analytics, Search dhe Maps.

Faqet e internetit që mbështeten te Google Ads, përfshirë edhe shumë media online, janë shfaqur pa reklama, ndërsa shërbimet profesionale si Ads dhe Analytics kanë shkaktuar ngadalësim të dukshëm të funksionimit të këtyre faqeve.

Sipas platformave të monitorimit Downdetector dhe Outage Report, ndërprerjet janë regjistruar në të paktën 24 vende, mes tyre Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Probleme më të vogla janë raportuar edhe në SHBA dhe Europën Perëndimore.

Google deri tani nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për arsyet e problemit