Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Lady Gaga, u detyrua të anullojë një nga koncertet e saj vetëm pak minuta para se të fillonte.
Kjo për shkak të një çështjeje të papritur shëndetësore.
Ajo iu drejtua fansave përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar falje dhe duke shprehur keqardhjen e saj për zhgënjimin që mund t’u ka shkaktuar.
Menaxhmenti i saj bëri të ditur se Gaga po merr kujdesin e nevojshëm dhe shpreson të rikthehet sa më shpejt në skenë për t’u performuar sërish për ndjekësit e saj besnikë.