Ballina Sport Michael Owen: Man Utd do ta fitojë Ligën Premier brenda 10 viteve...

Michael Owen: Man Utd do ta fitojë Ligën Premier brenda 10 viteve të ardhshme

17
0

Ish-sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, ka ndarë mendimet e tij mbi vështirësitë e klubit në sezonet e fundit dhe perspektivat e tyre për të ardhmen.

Djajtë e Kuq nuk dinë për titull kampion që nga epoka e Alex Ferguson, me trofeun e fundit të Ligës Premier të fituar në edicionin 2012/13.

Klubi nga Old Trafford po shkon në sezonin e 13-të pa titull dhe sipas legjendës angleze, Owen, ‘agjërimi’ i tyre mund të zgjas edhe për disa vite.

“Thjesht nuk e di nga do të vijë shkëndija. Por, herët a vonë, do të duket”, ka thënë fillimisht Owen në podcastin e Rio Ferdinand.

“Manchester United do ta fitojë Ligën Premier brenda 10 viteve të ardhshme – apo jo? Askush nuk mund të thotë se nuk ka shanse”.

“Mund të ndodhë pas katër vitesh, ose ndoshta pas tetë vitesh”, përfundoi ish-sulmuesi i Djajve të Kuq.