Zyra e Prokurorit Publik Europian po heton vepra të mundshme penale që lidhen me ndërtimin e një kabulli nënujor të energjisë elektrike të financuar nga BE, me vlerë 1.9 miliardë euro (1.2 miliardë paund), që lidh Europën dhe Mesdheun lindor, raporton Reuters.
Zyra e prokurorit konfirmoi se hetimi ishte duke vazhduar, duke thënë se “nuk mund të jepen detaje të mëtejshme në këtë kohë, në mënyrë që të mos rrezikohet rezultati i tij”.
Kompania greke e shërbimeve IPTO po ndërton kabllon e Ndërlidhjes së Detit të Madh (GSI) për të lidhur rrjetet elektrike të Europës me ato të Qipros, me një qëllim të ardhshëm për ta zgjeruar atë në Izrael. Projekti ka pësuar vonesa të shumta dhe Nikosia ka kërkuar sqarime mbi koston dhe qëndrueshmërinë e tij. Greqia përsëriti angazhimin e saj ndaj projektit në mars, pas raportimeve se ai ishte pezulluar për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe gjeopolitike.
Por çfarë thonë Athina dhe Nikosia?
Të mërkurën, Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, tha se Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) kishte hapur një hetim për “vepra të mundshme penale”.
Në Greqi, IPTO nuk ka komentuar, ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha se nuk ka pasur shqetësime. Piotr Serafin, Komisioneri i BE-së për Financat dhe Kundër Mashtrimit në Qipro, refuzoi të komentojë të enjten, duke përmendur pavarësinë e Zyrës së Prokurorit Publik Europian, duke vënë në dukje se nuk ishte në dijeni të ndonjë shqetësimi nga zyra e tij në lidhje me projektin.
Sipas promovuesve të projektit të ndërlidhjes së energjisë elektrike, kur të përfundojë, lidhja do të jetë “kabulli më i gjatë i tensionit të lartë në botë”, me gjatësi 1,240 kilometra dhe kabulli më i thellë në botë, duke arritur në 3,000 metra