Një djalë i mitur nga Gaza, i cili u raportua se ishte vrarë nga Forcat e mbrojtjes së Izraelit në muajin maj është gjetur i gjallë dhe po fshihej me nënën e tij. 8-vjeçari Abdul Rahim Muhammad Hamden foli bashkë me nënën e tij në një intervistë për Fox News, duke konfirmuar kështu se ai është i gjallë, dhe nuk u vra teksa kërkonte ndihma pranë Fondacionit Humanitar të Gazës.
Abboud dhe nëna e tij është Najlaa, u nxorën shëndoshë e mirë nga enklava të enjten, megjithëse vendndodhja nuk është zbuluar për të siguruar mbrojtjen e tyre.
Historia e Abboud u bë virale pasi një ish-kontraktor i Fondacionit Humanitar të Gazës, Anthony Aguilar, një veteran 25-vjeçar i Ushtrisë Amerikane, tha se e pa djalin që e quajti “Amir” të qëlluar për vdekje nga forcat IZRAELITE jashtë një vendi ku shpërndaheshin ndihmat më 28 maj.
Fondacioni Humanitar i Gazës, i cili dha fund kontratës së Aguilar në qershor, nisi një hetim në fund të korrikut për të gjetur identitetin e djalit dhe për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur.
Zhvillimi më I fundit vjen teksa Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore për pushtimin e plotë të qytetit të Gazës. Familjarët e pengjeve që ende mbahen në enklavë, kanë shprehur shqetësim për sigurinë e të afërmve të tyre dhe kanë organizuar shumë protesta.
Nëna e Nimrod Cohen, një nga pengjet e Hamasit, tha për Associated Press se kryeministri Benjamin Netanyahu po pengon shpresat për arritjen e një armëpushimi me Hamasin.
Ajo tha se familjet kërkojnë një marrëveshje që do t’i sjellë të gjithë pengjet e mbetur në shtëpi. Përpjekjet për një armëpushim deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme edhe pse thirrjet për fundin e luftës janë shtuar.
Më I fundit ishte Papa Leoni XIV, I cili u takua me presidentin izraelit Isaac Herzog. Ati I shenjtë përsëriti thirrjen e tij për t’I dhënë fund konfliktit dhe tha se rrugdalja e vetme është një zgjidhje me dy shtete. Ai kërkoi gjithashtu lejimin e ndihmave në enklavën palestineze dhe lirimin e pengjeve.