Ballina Bota ​Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan arrin në 2200

​Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan arrin në 2200

21
0

Operacionet e kërkim-shpëtimit nga tërmeti i fuqishëm i së dielës në Afganistanin lindor po vazhdojnë, me numrin e të vdekurve që tejkalon 2.200, sipas zyrtarëve.

Hamdullah Fitrat, zëvendës zëdhënës i administratës së përkohshme, tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X se numri i të vdekurve u rrit në 2,205, ndërsa numri i të plagosurve arriti në 3.640, vetëm në provincën Kunar, raporton KosovaPress.

“Me shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja, numri i të vdekurve mund të rritet më tej ndërsa operacionet e kërkimit për të mbijetuarit vazhdojnë”, tha më parë Rahimullah Hamzala, zëdhënës i forcave lokale të sigurisë në provincën Kunar.

Autoritetet në Kabul kanë frikë gjithashtu se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa ndajnë të dhëna nga provincat Nangarhar, Laghman dhe Panjshir, të cilat u goditën gjithashtu. Të paktën 12 vdekje janë raportuar tashmë në Nangarhar.

Agjencitë humanitare paralajmërojnë se shkalla e shkatërrimit kërkon mbështetje urgjente ndërkombëtare për të parandaluar një krizë të përkeqësuar.

Turqia këtë javë dërgoi 25 ton ndihma në vend, duke përfshirë materiale strehimi, pako higjienike dhe kuti ushqimore.

Pakistani fqinj gjithashtu ka dërguar 105 ton ndihma, ndërsa Irani, Kina dhe India, si dhe vendet perëndimore, janë zotuar të dërgojnë ndihmë.