Ballina Ekonomia Rendiment rekord i pjeshkës në Peqin: Prodhimi u rrit me 42 përqind

Rendiment rekord i pjeshkës në Peqin: Prodhimi u rrit me 42 përqind

14
0

Sipërfaqet e tokave të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore në bashkinë e Peqinit janë rritur nga viti në vit. Sipas drejtorit të bujqësisë mbështetja e dhënë fermerëve përmes skemave të subvencioneve ka ndikuar në pasjen e më shumë tokave prodhimtare në të gjithë bashkinë.

Duke qenë se jemi në sezonin e vjeljes së prodhimit , një nga kulturat që po gjen një kultivim të gjërë tek fermerët e Peqinit është pjeshka. Ky vit ka sjellë një rendimet 42% më të lartë të prodhimit dhe aktualisht shitet me çmim të kënaqshëm.

Në Peqin janë aktualisht 2 pika grumbullimi të produkteve bujqësore që i ndihmojnë fermerët me shitjen e prodhimeve.

Sipas drejtorit edhe kërkesat për prodhimet e Peqinit janë të larta nga tregjet për shkak se produktet janë cilësore dhe bio.

Fermerët e Peqinit kanë pasur vazhdimisht mbështetjen nga ana e institucioneve për të zgjeruar sipërfaqet me të mbjella dhe për të rritur rendimentin e prodhimeve.