Ballina Europë Shpërthen gripi i pulave, Gjermania nën alarm

Shpërthen gripi i pulave, Gjermania nën alarm

20
0

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar një shpërthim të virusit shumë patogjen të gripit të shpendëve H5N1 në një fermë në rajonin Schleswig-Holstein, bëri të ditur Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

Sipas raportit të dorëzuar nga autoritetet gjermane, virusi është zbuluar në një tufë prej 2.800 pulash në qytetin Schenefeld. Si pasojë e përhapjes së sëmundjes, janë vrarë 100 mijë shpezë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Gripi i shpendëve përhapet zakonisht në fillim të vjeshtës në Evropë dhe paraqet një rrezik të madh për industrinë e bujqësisë.

Në vitet e fundit, ky virus ka shkaktuar dëme të mëdha në kopetë e shpezëve në mbarë botën, ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe ka ndikuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për një rrezik në rritje të transmetimit të virusit te njerëzit.