Shqipëria ka fitura përballjen ndaj Gjbraltarit me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Jasir Asani në minutën e 69 të takimit duke ekzekutuar saktë penalltinë e akorduar për kuqezinjtë pas prekjes me dorë në zonë të Pozos.
Duhet theksuar se nisi dhe përfundoi me ritëm të ulët, me vendasit që po tregoheshin të vëmendshëm në mbrojtje. Me kalimin e minutave, kuqezinjtë shtuan presionin, duke provuar të bënin diçka me anë të Asanit fillimisht, e më pas me Medon Berishën, por pa rezultat.
Shqipëria tani zhvendos fokusin te ndeshja kualifikuese e Botërorit, ajo ndaj Letonisë, pas disa ditësh.