Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave fyese dhe raciste të sotme të Edi Ramës, se shqipet e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e Shqipërisë.
Tahiri shkruan se, asnjë fjalë e ndotur apo negative e Edi Ramës, nuk e ndal dashurinë që shqiptarët e Kosovës kanë për Shqipërinë, si atdheun e tyre.
‘E duam Shqipërinë, e kemi atdhe të shenjtë-asnjë fjalë e pamatur, e ndotur, negative e Edi Ramës nuk ka fuqi ta ndal këtë dashuri të madhe që kemi për atdheun-kryeministrat shkojnë e marrin turpin me vete, Shqipërinë e kemi përjetë’, shkruan Edita Tahiri në reagimin e saj në Facebook.