Ballina Aktualitet “12 vite vonesë për rrugën e Berishës”, Shehu denoncon: Projekti nisi në...

“12 vite vonesë për rrugën e Berishës”, Shehu denoncon: Projekti nisi në 2009, Rama e “inaguron” në 2025

20
0

Ish-zëvendësministri demokrat, Sherefedin Shehu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për inaugurimin e aksit Qukës—Qafë-Plloçë.

Shehu shkruan se Rama është ende duke inauguruar projektet e Berishës.

Sa i përket aksit Qukës-Qafë Plloçë, ish-deputeti demokrat shkruan se projekti ka filluar që në vitin 2009 dhe kur Rama erdhi në pushtet, puna vazhdonte në shumë pjesë të rrugës.

Vlera e rrugës është trefishuar, thotë Shehu.

Më tej, ai shkruan se për Ramën më të rëndësishëm janë tenderat.

“Edi Rama Akoma Inaguron Projektet e Berishës

Sot e pamë me gjithë shpurën e tij duke inaguruar për të 10-ën herë rrugën Qukës – Qafë-Plloçë. Financimi i kësaj rruge është negociuar me Bankën Islamike për Zhvillim në 2008 dhe projekti ka filluar në 2009. Rama erdhi në pushtet në 2013 kur puna vazhdonte në shumë pjesë të rrugës dhe po e inaguron në 2025, ose pas 12 vitesh. Ndërkohë vlera e rrugës është 3-fishuar dhe tendera të tjerë janë bërë edhe ribërë. Për Ramën më të rëndësishëm janë tenderat”, shkruan Shehu.