40-vjeçari Soni Pepa është arrestuar në Republikën Dominikane pasi ishte shpallur nga SPAK në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas mediave vendase, Pepa u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo, dhe akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në disa vende të Evropës dhe Amerikën e Jugut.
Soni Pepa rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
Ngarkesa e përmendur u nis nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, në Belgjikë. Në momentin e ndalimit, Pepës iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.