Brazili i Carlo Ançelotit nuk fal. Verdeorët mposhtin lehtësisht në Maracana Kilin 3-0, duke konsoliduar ndjeshëm pozitat në grupin eleminator të Amerikës Latine, për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.
Pas barazimit me Ecuadorin në sfidën debutuese të teknikut italian Ancelotti dhe fitores minimale 1-0 ndaj Paraguait, mbrëmjen e së enjten 5 herë kampionët e Botës nuk e patën aspak të vështirë të koleksiononin 3 pikët e radhës ndaj përfaqësueses kiliane.
Seria e golave për brazilianër u çel në minutën e 38, teksa pas një aksioni të shpejtë nga e majta Raphina godet kuadratin topi devijohet nga portieri mik, por aty ndodhet Estevao, me lojtarin e Çelsit që me roiveshatë e ndal topin në rrjetë nga fare pranë. Me fillimin e pjesës së dytë miqtë u munduan të reagonin, por do të ishte sërish skuadra e Carlo Ançelotit që do të mbyllte llogaritë me dy gola të shpejtë, me Lucas Paqueta dhe Bruno Guimaraes, që shënuan për verdhjeshilët brenda 4 minutash lojë.
Falë këtij suksesi Brazili ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 28 pikë, 10 më pak se sa kryesuesit e Argjentinës.
Në fund i lumtur u shfaq edhe tekniku Carlo Ançeloti, i cili theksoi se kjo sfidë do të mbetet gjithmonë në kujtesën e tij, pasi kjo ishte ndeshja e parë në mitikun Maracana.