Ballina Europë E rëndë në Gjermani, 18-vjeçari shqiptar nga Kosova plagos me thikë mësuesen,...

E rëndë në Gjermani, 18-vjeçari shqiptar nga Kosova plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

18
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essen të Gjermanisë ditën e sotme. Një nxënës 18-vjeçar nga Kosova ka sulmuar me thikë pranë shkollës, në parkun arsimor të saj, mësuesen duke e goditur fortë me thikë në stomak dhe plagosur rëndë.

Sipas BILD, sulmuesi me thikë u qëllua për vdekje nga policia pas ndjekjes, teksa tentoi arratisjen dhe u dyshua se mund të lëndonte persona të tjerë.

Media gjermane informon se sulmi me thikë ndodhi në parkun arsimor të kolegjit profesional, në lagjen Nordviertel të Essenit dhe motivet e krimit mbeten ende të panjohura. Informacionet paraprake lënë të kuptohet se edhe mësuesja është një kosovare. Ajo ka plagë të rëndë në stomak, por sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës së parë nga paramedikët, ajo është përcjellë për në spital, ku dhe po trajtohet.

“Nëse ai ishte gjithashtu në klasë apo hyri në klasë mbetet e paqartë. Dyshohet se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Ai iku pas sulmit. Pak pas orës 11:00 të paradites, policia mori një raport për një person të dyshimtë në një park rreth tre kilometra larg shkollës, i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit. Kur forcat speciale donin ta kontrollonin të dyshuarin, ai dyshohet se vrapoi drejt e në drejtim të oficerëve me një thikë. Më pas, policia dyshohet se e qëlloi. I dyshuari u arrestua”, informon media mes të tjerash për dinamikën e vrasjes së të dyshuarit.

Policia e ka rrethuar ndërtesën me oficerë të armatosur rëndë, me pajisje kundër trazirave.

“Kemi një forcë të madhe në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë. Një helikopter policie gjithashtu rrethoi kompleksin. Kryetari i bashkisë së Essenit, Thomas Kufen (CDU), sapo ka mbërritur në vendngjarje për të kuptuar situatën. Për momentin përjashtohet motivi i një sulmi terrorist, edhe pse motivet mbeten të paqarta.

Nga ngjarja shumë nxënës kanë kaluar në gjendje shoku dhe janë trajtuar nga mjekët e pranishëm.