“Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, së bashku me Kryetarin e QKK-së, z. Jonid Jorgji dhe Drejtorin e AQSHF-së, z. Eljan Tanini, ndoqën premierën e dokumentarit më të ri të regjisorit Roland Sejko, “Film di Stato”, pjesë e programit Notti Veneziane, një seksion i kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo.
Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, dokumentari sjell një udhëtim të jashtëzakonshëm vizual në periudhën e diktaturës shqiptare (1945–1990), duke përdorur material arkivor të papublikuar më parë, ndër të cilat dhe arkiva nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, për të zbuluar ritmet, heshtjet dhe mekanizmat e propagandës së kohës.
Me këtë vepër, Sejko, i vlerësuar më parë me David di Donatello për Anija – The Ship dhe Nastro d’Argento për The Image Machine of Alfredo C. dëshmon edhe njëherë fuqinë e artit dokumentar për të rikthyer historinë në një reflektim të ri.
Një moment i rëndësishëm për kinemanë dokumentare shqiptare në një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare!” – shkruan Gonxhja.