Ballina Ekonomia Hyn në fuqi vendimi: Shpërblim deri në 3 paga për punonjësit e...

Hyn në fuqi vendimi: Shpërblim deri në 3 paga për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve

24
0

Punonjësit shtetërore të angazhuar në shuarjen e zjarrve gjatë muajve të verës do të përfitojnë shpërblim financiar deri në 3 paga mujore.

Shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto të punonjësit të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve dhe kohëzgjatjes së angazhimit në operacionet për shuarjen e zjarreve.

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave “Për dhënie shpërblimi personelit të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2025” është botuar në fletoren zyrtare dhe nis menjëherë zbatimin.

Sipas vendimit do të shpërblehen punonjësit e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin; Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.

Efekti financiar total që parashikohet për shpërblimin e punonjësve të angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë verës së vitit 2025 është 262,7 milionë lekë.

Ky fond ndahet si: Për Ministrinë e Mbrojtjes totali do të jetë 193,140,098 lekë, ndarë në: 145,809,950 lekë për “Forcat e luftimit”; 43,408,127 lekë për “Mbështetjen e luftimit”; 3,922,021 lekë për “Emergjencat civile”. Për Ministrinë e Brendshme (Policia e Shtetit) totali i fondit do të jetë me vlerë 69,615,100 lekë.

Shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto të punonjësit të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve.

a) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 1 deri në 7 ditë, jepet shpërblim në masën e 1 page mujore;

b) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 8 deri në 15 ditë, jepet shpërblim në masën e 2 pagave mujore;

c) Për angazhim me kohëzgjatje 16 ditë e më shumë jepet shpërblim në masën e 3 pagave mujore.

Kategoritë që do të përfitojnë

Do të shpërblehen punonjësit e:

a) Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;

b) Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;

c) Policisë së Shtetit;

ç) Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;

d) Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki./monitor.al