Nga Lekë Mrijaj
Libri “Shën Pali dhe Nëna Tereze” i prof. dr. Anton Nikë Berishës nuk është vetëm një studim teologjik, por një udhëtim shpirtëror e letrar ndërmjet dy horizonteve kohore të ndryshme: njëri i përket shekullit të parë të krishterimit, ndërsa tjetri shekullit XX. Autori i bashkon këto dy brigje oqeanike të largëta monumentale përmes një ure të ndërtuar mbi dashurinë, besimin dhe flijimin. Figura e Shën Palit dhe e Nënës Tereze nuk paraqiten si koncepte abstrakte apo të pabazuara, por si dy drita hyjnore që ndriçojnë errësirën e botës, duke dëshmuar se dashuria e Krishtit nuk njeh kohë, kufij apo gjini.
Vepra e prof. dr. Berishës është e ndarë në dy pjesë të mëdha, të cilat ndërthuren në mënyrë organike, duke krijuar një simfoni të përbashkët shpirtërore. Libri “Shën Pali dhe Nëna Tereze” i Anton Nikë Berishës hapet me një mozaik fjalësh ku ndërthuren figura të mëdha: Shën Pali, Nëna Tereze dhe tre Papë të kohëve të ndryshme – Gjon Pali II, Benedikti XVI dhe Françesku. Kjo ndërthurje përbën një sintezë të dritës shpirtërore dhe një pasqyrim të rolit të njeriut përballë Krishtit.
Edhe pse fjalët e tyre burojnë nga horizonte të ndryshme kohore dhe kontekstuale, ato bashkohen në një bërthamë të përbashkët: bindjen se jeta merr kuptim vetëm atëherë kur jetohet për Krishtin dhe për dashurinë që e shndërron njeriun, të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit.
Pjesa e parë me titull Apostuj të dashurisë e të besimit në Krishtin – 1. Qenësia e temës dhe rëndësia e vështrimit. Qasja fillestare e autorit i cili i vendos themelet e reflektimit: Shën Pali dhe Nëna Tereze të cilet janë dy shtylla të fuqishme shpirtërore edhe pse të ndarë nga shekujt, qe te dy shënjtorët përfaqësojnë të njëjtën frymë të Ungjillit. Pra, dashurinë dhe flijimin për Krishtin. Autori i librit thekson se të merresh me Shën Palin është të hysh në misterin e Letrave të tij, të cilat janë më shumë sesa teori teologjike. Pikërisht janë dëshmi konkrete të besimit dhe përballjes me realitetin e kohës. Po ashtu, të merresh me Nënën Tereze është të hysh në lutjet dhe letrat e saj, ku çdo fjali është e mbushur me etjen e Krishtit: “Kam etje”. Kjo etje ndaj Krishtit shndërrohet në boshtin që e lidh të djeshmen me të sotmen.
Në nënkapitullin e dytë të pjesës së parë me titull: Dy apostuj të mirëfilltë të dashurisë së Krishtit. Në këtë nënkapitull, prof. dr. Anton N. Berisha i portretizon hapur edhe Shën Palin dhe Nënën Tereze, si dy misionarë të pashoq të dashurisë hyjnore. Shën Pali, që kur ishte përndjekës i krishterëve i cili edhe u bë apostulli i kombëve, është shembulli i fuqisë së hirit hyjnor që shndërron jetën e njeriut. Ndërsa shënjtersha Nëna Tereze, nga ana tjetër, përmes thjeshtësisë së saj, tregoi se dashuria nuk është luks, por detyrë hyjnore. Autori sjell edhe thëniet e tyre, duke e bërë dialogun e tyre shpirtëror të gjallë, Fjala e Shën Palit për Krishtin si qendër e gjithçkaje përputhet me dëshirën dhe vullnetin e Nënës Tereze për të jetuar si “viktimë e dashurisë së Krishtit”.
Në nënkapitullin e tretë të pjesës së parë me titull: Shën Pali dhe Nëna Tereze – vegla ⁸¹ të Hyjit. Edhe në këtë pjesë të këtij ibri veq tjerash autori thekson se as Shën Pali e as Nëna Tereze nuk i shihnin veprimet e tyre si vepra personale. Ata e dinin se ishin thjesht vegla në duart e Zotit. Shën Pali e shprehte qartë: “Jo unë, por hiri i Hyjit në mua”. Po ashtu edhe shënjteresha Nëna Tereze dëshmonte: “Çdo frymëmarrje imja është akt dashurie për Zotin”. Ky nënkapitull na kujton se misionarët e vërtetë nuk veprojnë për lavdi, por për të bërë të dukshme dashurinë e Zotit në njerëzimin në botë.
Ndërsa në nënkapitullin e katërt të pjesës së parë te Letrat e Shën Palit dhe lutjet e Nënës Tereze përligjje e dashurisë hyjnore dhe e jetës. Në këtë nënkapitull përmbyllës të kësaj pjese, është një analizë e dy llojeve të teksteve: Letrat e Shën Palit apostull dhe letrat/lutjet e Nënës Tereze. Autori Berisha, vëren se ato nuk janë vetëm shkrime, por “Ungjij të jetës”. Letrat e Shën Palit u bënë rregull për Kishën dhe ushqim shpirtëror për shekuj të cilat do të mbijetojnë deri në të sosur të botës, lutjet dhe letrat e Nënës Tereze zbulojnë thellësinë e një shpirti që fliste me Krishtin si me mikun më të ngushtë. Këtu autori i këtij libri ndërton një paralele të bukur: dy tekste, dy kohë, nga i njëjti burim – dashuria e Krishtit.
Pjesa e dytë me titull: Qasje të besimit, dashurisë dhe flijimit për Krishtin dhe për njeriun. Në këtë nënkapitull të parë të pjesës së dytë me titull: Besim i pamëdyshtë dhe dashuri e pafund për Krishtin, Berisha thekson bindjen absolute të Shën Palit dhe të shënjtereshës Nënës Tereze se qe të dy shënjtorët i përkisnin Jezusit. Shën Pali e përmbledh me fjalën: “Nuk jam më unë që jetoj, por Krishti jeton në mua”. Shënjetresha Nëna Tereze e dëshmonte këtë me çdo vepër, duke e konsideruar veten “shërbëtore të dashurisë së Krishtit”.
Në nënkapitullin e dytë të pjesës së dytë me titull: Lutja – urata, dëshmi e njësimit me Hyjin është një lutje, frymëzim dhe udhëzim i Shën Palit dhe për shënjtereshën Nënën Tereze është burim force dhe pajtimi me vullnetin e Zotit. Pra, Berisha e thekson se pa lutjen, asnjë nga këto dy figura nuk do të mund të përballonte peshën e misionit të tyre hyjnor.
Në nënkapitullin e tretë të pjesës së dytë me titull: Dashuria për njerëzit – dhunti e Hyjit, autori i librit në këtë nënkapitull e shpalos idenë se dashuria nuk buron nga dëshira njerëzore, por është dhuratë hyjnore. Në këtë pikë, autorit i pëlqen të sjellë mendimin e Shën Augustinit: “Kush e sheh dashurinë, e sheh edhe Trininë”. Nëna Tereze mishëroi këtë dashuri me një thjeshtësi të jashtëzakonshme, duke kujtuar se çdo njeri, sidomos i varfri, është Krishti vetë.
Në nënkapitullin e katërt të pjesës së dytë me titull: Përvujtëri dhe dashuri e pazakonshme për të varfërit, autori e përshkruan këtë nënkapitull të kësaj pjesa me kolori ngjyra poetike: përvujtëria është themeli mbi të cilin qëndron dashuria e vërtetë. Shën Pali e quante veten “shërbëtor të Krishtit”, ndërsa shënjtersha Nëna Tereze, duke jetuar mes varfërisë, e dëshmoi se dashuria bëhet e besueshme vetëm kur shoqërohet me përvujtëri.
Në nënkapitullin e pestë të pjesës së dytë me titull: Nderimi dhe dashuria ndaj bashkëpunëtorëve e gjejmë Shën Palin i cili nuk ishte vetëm, ai pranë vetës së tij i kishte Barnabën, Timoteun, Titin, edhe shënjteresha Nëna Tereze i kishte motrat e Misionareve të Dashurisë. Ky nënkapitull i pestë e thekson dimensionin komunitar të misionit hyjnor, ku dashuria bëhet e prekshme kur kalohet nga një person tek një bashkësi e tërē.
Në nënkapitullin e gjashtë të pjesës së dytë me titull: Testamentet shpirtërore të Shën Palit dhe të Nënës Tereze, autori përmbledh këtu fjalët e tyre të fundit dhe porositë shpirtërore. Shën Pali e la trashëgiminë e tij në Letrat drejtuar Kishave, shënjtersha Nëna Tereze e la në testamentin e saj monumental shpirtëror: “Bëj gjërat e vogla me dashuri të madhe”. Këto testamente monumentale si e Shën Palit poashtu edhe e shënjtereshës Nënës Tereze janë si dy pishtarë që i tregojnë Kishës dhe grigjës së saj rrugën e shenjtërisë.
Në nënkapitullin e shtatë të pjesës së dytë me titull: Qasje dukurive të tjera. Në këtë kapitull të fundit, autori i librit zgjeron horizontin, duke trajtuar ndikimin e këtyre dy figurave në kulturën dhe historinë njerëzore. Shën Pali, themelues i krishterimit universal, dhe shënjtersha Nëna Tereze, shenjtorja e varfërve, janë dy faqe të një libri të përbashkët, që ēshtë libri i dashurisë së Krishtit për botën.
Para përfundimit të këtij libri i gjëjmë disa të dhëna biografike të SHA’ ŬL-IN apo SHËN PALINlT dhe të shënjtereshës Nënës Tereze si dhe të autorit të librit, Anton Nikë Berisha dhe mund të themi nga këndvështrimi im analitik se ky libër i tij tij edhe shpirtëror edhe historik dhe është shumë më tepër se një krahasim teologjik e shkencor. Libri në fjalë është një meditim i gjatë mbi mënyrën se si dashuria hyjnore, e mishëruar në figurat e Shën Palit dhe shënjtereshës Nënës Tereze, mbetet gjithnjë aktuale dhe frymëzuese për çdo kohë.
Lexuesi, duke e shfletuar këtë vepër, nuk përballet vetëm me dy figura të largëta historike, por me dy udhërrëfyes të gjallë, që e thërrasin njeriun ta jetojë, ta përjetojë si dhe ta interpretojë Ungjillin në përditshmërinë e tij dhe ta trashëgojnë nder breza.