Ballina Sport Messi shkëlqen me dy gola ndaj Venezuelës… në ndeshjen e fundit zyrtare...

Messi shkëlqen me dy gola ndaj Venezuelës… në ndeshjen e fundit zyrtare në Argjentinë…

19
0

Argjentina fitoi me rezultatin e pastër 3-0 në “Bunos Aires” ndaj Venezuelës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Lionel Messi shkëlqeu me dy gola në ndeshjen që mund të jetë e fundit e tij në Argjentinë.

Fillimisht, tetë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ shënoi në minutën e 39-të pas asistit nga Alvarez.

Lautaro Martinez dyfishoi epërsinë e Argjentinës në minutën e 76-të, para se Messi të shënonte për 3-0 katër minuta më vonë.

Argjentina e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.