Katër persona kanë rënë në pranga për ndërtim pa leje në një tokë publike në Ksamil.
Mësohet se janë arrestuar, Ervis Pashaj, Robert Musej, Myqerem Muhametaj, Albano Avda.
Arrestimi i tyre erdhi pasi në rrugën “Riviera”, Ksamil u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.
Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Arbert Pole i dyshuar si personi që i punësoi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.