Ballina Aktualitet Paratë vidhen/ Punonjësit e Bankers Petroleum në protestë për paga dhe kushte...

Paratë vidhen/ Punonjësit e Bankers Petroleum në protestë për paga dhe kushte më të mira pune

3
0

Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum kanë dalë sot në protestë përballë zyrave të kompanisë në Marinëz, të mbështetur nga Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve, duke kërkuar rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. Protesta u zhvillua gjatë orarit të pushimit, ndërsa sindikata paralajmëroi grevë urie dhe pezullim të aktivitetit nëse kërkesat nuk merren parasysh.

Në një deklaratë të fortë publike, kryetari i sindikatës i bëri thirrje drejtuesve të kompanisë të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve. Ai theksoi disa nga kërkesat kryesore:

Rritja e pagave

Respektimi i të drejtave të punëtorëve

Zbatimi i kontratës kolektive të punës

Ndërprerja e intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve

Trajtim të barabartë dhe pa diskriminim

Zbatimi i statusit të naftëtarit

Përmirësim i kushteve të punës në terren

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por drejtësi sociale”

Sekretari i Sindikatës u shpreh se kërkesat e punonjësve janë të drejta dhe në përputhje me ligjin dhe kontratën kolektive. “Nuk po kërkojmë lëmoshë, por drejtësi sociale. Prej vitesh jemi të injoruar”, u shpreh ai.

Punëtorët akuzuan kompaninë se ka refuzuar në mënyrë sistematike të adresojë kërkesat për rritje page, duke theksuar se kushtet aktuale janë të papërshtatshme dhe me rrezikshmëri të lartë.

Organizatorët paralajmëruan se, nëse nuk merren masa konkrete nga kompania, protesta do të përshkallëzohet në grevë urie dhe ndërprerje të prodhimit.