Ballina Kulturë Shqiptari që shpëtoi një dele nga zjarri, në mesin e 12 fotove...

Shqiptari që shpëtoi një dele nga zjarri, në mesin e 12 fotove më ikonike të vitit sipas BBC

20
0

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani).

Fotografia, e realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.

BBC, duke komentuar për këtë fotografi të fuqishme vizuale, shkruan:

“Në sfondin e mbuluar nga tymi që ngrihet si re të dendura, një burrë mbi një motor shfaqet duke shpëtuar një dele që është kapur fort pas tij. Ky veprim ngjan me paraqitjet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve II dhe III, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të brishtë.”

“Ky motiv që përsëritet në shekuj, qoftë si freskë murale, qoftë si fotografi, përforcon karakterin mitik të një gjesti heroik dhe mbush me simbolikë humane momentin.”