Nga Eduard Zaloshnja
Sot u hap për qarkullim të plotë rruga Qukës-Qafë Plloçë, e nisur nga qeveria Berisha, dhe e përfunduar nga qeveria Rama – 13 vjet dhe 300 milionë euro më vonë…
Sipas një njoftimi të shpërndarë sot në media, hapja për qarkullim e kësaj rruge do të bëjë të mundur që të shkohet nga Tirana në Korçë për 1 orë e 30 minuta!!!
Po për dikë si unë, që e përshkon shpesh segmentin Tiranë-Pogradec-Korçë, një njoftim i tillë duket qesharak.
Në kushtet më të mira të trafikut (dhe pa e drejtuar automjetin në mënyrë të papërgjegjshme) distanca Tiranë-Qukës mund të përshkohet për 1 e 30 minuta. Por zakonisht, mund të duhen 2 orë për të mbërritur deri në Qukës – në çastin e këtij shkrimi, në Google Maps, del 2 orë e 5 minuta (shihin figurën më poshtë).
Kurse për të shkuar nga Tirana në Korçë, në kushte normale mund të duhen afër 3 orë…
SHËNIM: Kur qeveria Berisha vendosi për të filluar rrugën e shtrenjtë Qukës-Qafë Plloçë, nevoja për një autostradë Milot-Shkodër ishte alarmante. Në qoftë se ajo autostradë do të ishte realizuar, sot nga Tirana në Shkodër mund të shkohej në më pak se 1 orë e 30 minuta, edhe në ditët më të ngarkuara të vitit…