Ballina Aktualitet Tonelata kokainë, kulla me lejen e Ramës dhe deputetë, DASH thërret Dumanin...

Tonelata kokainë, kulla me lejen e Ramës dhe deputetë, DASH thërret Dumanin për kartelet shqiptare të drogës

23
0

Grupet e strukturuara kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainë në nga Amerika Latine në BE mesa duket janë kthyer në një shqetësim të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë shqetësim zyrtarët e departamentit amerikan të shtetit ia kanë komunikuar vetëm kreut të SPAK Altin Dumani në takimin e zhvilluar pak ditë më parë në Washington.

Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Shefin e Prokurorisë Speciale (CSP) Dumani për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të dobishëm reciprokisht”, thuhet ne reagimin e DASH për Syri Tv.

Prej vitesh agjencisë ligjzbatuese të vendeve partnere kanë ngritur alarmin për tonelatat e kokainës që grupet e strukturara kriminale shqiptare sjellin në Amerika Latine në Evropë.

Këto grupe kanë pasur akses të pakufizuar për të pastruar paratë në ndërtim në Shqipëri, ku Kryeministri Rama ka firmosur qindra leje ndërtimi, kryesisht për kulla dhe investime strategjike në bregdet.

Ndër rastet më flagrante janë lejet për ndërtime për Elvis Docin dhe Altin Hajrin të firmosura nga Edi Rama, teksa Hajri dhe Doçi janë dy eksponentë të krimit të organizuar që operojnë në Durrës.

Grupet e strukturara kriminale janë angazhuar dhe në fushatë zgjedhore ku kandidatët e tyre të mazhorancës kanë dalë ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 Majit.