Ballina Kronika Zbardhen detaje nga të shtënat në Kukës/ Policia vendoset në kërkim të...

Zbardhen detaje nga të shtënat në Kukës/ Policia vendoset në kërkim të autorit, sherri ndodhi për…

0
20

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:50 në lagjen nr. 5, ku shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A.. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave.

“Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.,” bëri me dije Policia e Kukësit.

Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.