Marc Marquez me Ducati fitoi sot garën sprint të vlefshëm për Cmimin e Madh të Katalonjës në MotoGP.
Ai përfitoi nga rrëzimi i vëllait të tij Alex Marquez 3 xhiro nga fundi, teksa udhëhiqte garën.
Suksesi dhe pikët e fituara sot e afrojnë edhe më shumë Marc Marquez me titullin kampion këtë sezon, teksa sot numëroi fitoren 14-të në 15 gara sprint të zhvilluara deri më tani. Shifra që flasin për dominimin e tij.
Në podium u ngjitëm edhe francezi Fabio Quartararo me Yamaha (i dyti) si dhe italiani Fabio di Giannatonio me motorin VR-46 (i treti). Gjithsesi, ata ishin larg Marquez. Garë për t’u harruar kjo për kampionin në fuqi Jorge Martin (u rrëzua).
Ndërkohë, gara e sotme i ka dhënë matematikisht titullin kampion për konstruktorë motorit Ducati. Ky është titulli i gjashtë radhazi për motorin italian, i shtati në total, në një botëror pa rivalë.