Ballina Kronika Nënë e bir grabisin objekte kulti, banesa e biznese/Përfundon në pranga 67...

Nënë e bir grabisin objekte kulti, banesa e biznese/Përfundon në pranga 67 vjeçarja, shpallet në kërkim djali

19
0

Policia e Tepelenës dhe Memaliajt ka zbardhur një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetet e Memaliajt dhe Përmetit, ku janë dokumentuar të paktën gjashtë raste. Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 67-vjeçare nga Belshi, ndërsa djali i saj 36-vjeçar është shpallur në kërkim.

Në pranga u vu shtetasja Zybejte Uruci, 67 vjeçe, banuese në Belsh, ndërsa në kërkim është shpallur djali i saj, Lodian Uruci, 36 vjeç, gjithashtu banues në Belsh.

Hetimet tregojnë se nënë e bir bashkëpunonin për të kryer vjedhjet, duke përzgjedhur objektivat dhe duke vepruar kryesisht natën. Ata përdornin mjete të thjeshta si kaçavidë dhe leva për të depërtuar në ambiente banimi, lokale apo objekte kulti.

Rastet e dokumentuara të vjedhjeve:

-04.05.2025 – Vasjar, Memaliaj: Vjedhje bizhuterish floriri dhe një shume parash në banesën e shtetasit P. Ll.

-10.07.2025 – Krahës: Vjedhje parash në një objekt kulti.

-07.08.2025 – Sukë, Përmet: Vjedhje parash në një objekt kulti.

-23.08.2025 – Petran, Përmet: Vjedhje parash në lokalin e shtetasit A. L.

-04.09.2025 – Memaliaj: Vjedhje parash në një objekt kulti dhe në një lokal.

Provat e sekuestruara përfshijnë 1 automjet që dyshohet se përdorej për lëvizjet gjatë vjedhjeve; 1 celular; vegla pune të përdorura për depërtimin (levë dhe kaçavidë).

Policia po vijon punën për kapjen e 36-vjeçarit dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme ku të dyshuarit mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim.”