Ballina Aktualitet Nuredin Dumani nën masa të rrepta sigurie në QSUT, zbulohet arsyeja e...

Nuredin Dumani nën masa të rrepta sigurie në QSUT, zbulohet arsyeja e shtrimit të të penduarit të drejtësisë – SPAK ndjek nga afër situatën

24
0

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, është shtruar sot me urgjencë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme serioze me zemrën.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore kërkoi ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie gjatë transportit dhe qëndrimit të tij në spital.

Në lidhje me këtë situatë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po ndjek nga afër zhvillimet, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me institucionet shëndetësore për të monitoruar gjendjen e Dumani.

Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë në vitet e fundit, i përfshirë në hetime të shumta mbi grupe kriminale të strukturuara dhe ngjarje të rënda kriminale në vend.

Dëshmitë e tij kanë ndihmuar SPAK në çmontimin e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale.