Nga Basir Çollaku
Takime me Charles McGonigal të pranuara edhe publikisht kanë pasur:
Edi Rama.
Fatmir Xhafa ministër i dereformës.
Taulant Balla.
Damian Gjiknuri.
Etilda Gjoni ministre drejtësie.
Erion Veliaj bashkiaku në qeli.
E mjaft deputetë bashkiakë e biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë apo policë.
Gjithnjë duke u mburrur për bashkëpunim në reformën “amerikane” me rusë e kinezë shumë përfitues…
Asnjërin prej tyre SPAK nuk e ka thirrur për të dëshmuar. Ka një procedim penal të regjistruar nga Struktura e Posaçme për këtë dosje në janar 2022. Veprime?! Zero të njoftuara!
Natyrisht ka dhe mjaft emra të tjerë. Ish zyrtari dënuar dhe fajpranuar kundërzbulues i FBI ka qenë në.zyrat e Ramës e mjaft zyra të tjera. Me çfarë statusi? Me çfarë protokolli?
Ku janë përfitimet e tij nga kjo reformë e Noc Rrokut shqiptar.?!
Ku përfundonin KM e ministra në USA nën shoqërinë e agjentit?! Kush përfitonte vendime në këto dreka e darka?!
Sa kanë përfituar oligarku i sanksionuar Oleg Deripaska dhe kinezët nga dora e KM Rama dhe qeveritarëve?!
Përse kinezët e kompanisë së zhdukur tashmë sponsorizojnë ekspozitën e piktorit Rama që qëllon njëherësh të jetë kryeministër?!
A ishte Tirana, zyra e KM që nxirrte info dhe jepte porosi për Charles që të angazhonte FBI për ndëshkime kundërshtarësh?!
A u zhvatën biznesmenë, politikanë, prokurorë, gjyqtarë, me premtime ndihme nga FBI a DASH?! A kishte dijeni Rama?! A duhen hetuar edhe ONM e të huajt pjesë e kësaj skeme?!
Ka edhe trafik armësh. Ka edhe trafiqe të tjera dhe shumë para e pastruar?! A duhet të sjellë kjo dosje një hetim emergjent pasuror të Edi Ramës dhe familjarëve të tij si persona të lidhur?! Gjithashtu edhe të ministrave e zyrtarëve të tjerë të përfshirë?! Ky hetim është një incenerator ndërkombëtar. Dumani në vizitën e ftuar në DASH e
Departamentin e Drejtësisë në Uashington, ka marrë dijeni dhe informim se çfarë nuk është bërë në Tiranë e si do ecë makina më vonë. Rama është në këtë çerdhe spiunësh ku përfitues nga amerikanë të korruptuar janë rusë dhe kinezë, edhe me pasuritë e shqiptarëve. Kujtojmë se Charles ishte një nga agjentët e FBI të dosjes kundër presidentit Trump.
Ndaj fillesa e rikthyer e hetimit për Mecgonigal e rusë e kinezë brenda saj, ka shenja se do të zbardhet këtej e andej oqeanit.. Kjo për Tiranën mund të sjellë ribërjen e drejtësisë së kapur nga rama-charlo-ruso-kinezët. Kartelet e kokainës janë aty brenda historisë. .
Ka kohë për të dëgjuar ndryshe. Loja sapo është rihapur…sekretet po ziejnë..