Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730 faqe, të cilat janë ruajtur prej më shumë se 30 vitesh nga familja e tij për t’u trashëguar brez pas brezi.
Nik Toma zgjodhi ta sfidonte regjimin komunist të asaj kohe, duke rishkruar dhe ruajtur një pjesë të historisë sonë.
Të rishkruante “Lahutën e Malcisë” nuk ishte rastësi. Pater Gjergji, siç ata e quajnë, kishte shkruar vargje në shtëpinë e tyre, dhe që prej asaj kohe babai i tij u frymëzua.
Babai i tij ishte një njeri që e donte letërsinë, ku djali i tij sot tregon se ai ndërroi jetë duke shkruar. E teksa sot thotë, kjo është pasuria më e madhe që i ka lënë trashëgimi.