Ballina Rajoni Tërmeti ‘shkund’ vendin, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Tërmeti ‘shkund’ vendin, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

61
0

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mbështetur në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin ka regjistruar një tërmet gjatë natës, në orën 02:13, me epiqendër në rajonin epiqendror të Valandovës, 116 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Richter, ML 2.2.

Sipas të dhënave të deritanishme të disponuara nga observatori, tërmeti është ndjerë në Strumicë dhe rrethinat e saj, me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.