Ballina Bota A është Elon Musk ​trilioneri i parë në botë?

A është Elon Musk ​trilioneri i parë në botë?

17
0

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, mund të bëhet trilioneri i parë në botë, pasi bordi i ”Tesla”-s zbuloi një paketëtë re kompensimi për CEO-n e saj, për ta mbajtur të fokusuar në kompaninë e automjeteve elektrike, sipas CNN.

Ai mund të marrë 423,7 milion aksione shtesë, që sot vlejnë 143,5 miliardë dollarë, por vetëm nëse ”Tesla” arrin një kapital tregu prej 8,5 trilionë dollarësh, shumë më lartë se 1,1 trilionë aktualë.

Nëse arrin këtë, aksionet e tij do të vlejnë rreth një trilion dollarë.

Paketa e re ka për qëllim të mbajë Musk të fokusuar te ”Tesla”, ndërsa ai ka edhe interesat e tij në xAI dhe SpaceX.

”Tesla” planifikon gjithashtu pasardhës për CEO-n dhe kërkon që Musk të hartojë një kornizë për këtë.

Musk nuk merr pagë cash dhe gjithë kompensimi i tij vjen nga aksionet dhe opsionet.

Ai aktualisht zotëron 410 milion aksione Tesla dhe ka opsione për 304 milion aksione shtesë.