Ballina Politika Berisha: Kartelet e drogës të lidhur me Kryeministrin! Ramaduro vendosi Shqipërinë në...

Berisha: Kartelet e drogës të lidhur me Kryeministrin! Ramaduro vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

17
0

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale është shprehur se Kryeministri Edi Rama, e ka vendosur Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza.

Berisha thekson se kjo verë ishte tipike e narkoshtetit ndërsa shton se kartelët famëkeq shqiptarë të drogës, janë të lidhur me Edi Ramën. Berisha shprehet se ata u provuan si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në Europë.

“Vetëm dyshja Çopja–Çela kishin trafikuar në një vit 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!”-shkruan Berisha.

Kreu i PD, thekson më tej se përveç këtyre dhe rënies dramatike prej 30% të turizmit, u shënuan shifra rekord të aksidenteve rrugore dhe se emri i Shqipërisë po lakohet gjithashtu në lajmet e zeza, si vendi që eksporton ushqime të helmuara në Europë dhe në botë, dhe se importon ushqime të infektuara.

“Njëra pas tjetrës, vende të ndryshme bllokojnë frutat, zarzavatet dhe prodhime të tjera të Shqipërisë si prodhime jashtë çdo standardi dhe të helmuara nga pesticide kancerogjene.

Por nëse shtetet e tjera mbrojnë qytetarët e tyre nga prodhimet e helmuara shqiptare, qytetarët shqiptarë nuk i mbron absolutisht askush. Ramaduro, me një të rënë lapsi, shkriu AKU-në, sipas tij shkaku kryesor i këtyre problemeve.

Por pas kësaj, shqiptarët nuk kanë asnjë person përveç Ramaduros, asnjë institucion që të merret me kujdesin për standardet ushqimore. Sot ata janë 100% në duart e mafies qeveritare të importit të ushqimeve dhe inputeve bujqësore; faktikisht janë qytetarët më të pambrojtur në botë.

Po ato fruta e perime që jashtë gjenden të helmuara, konsumohen në Shqipëri pa asnjë kontroll.“-shkruan Berisha.