Ballina Kronika DURRES/ Konfliktohen dy familje, përfundojnë në spital të plagosur dy persona, në...

DURRES/ Konfliktohen dy familje, përfundojnë në spital të plagosur dy persona, në kërkim autori

35
0

Plagosje me thike ne Durres. Ngjarja ka ndodhur mesditen e kesaj te diele ne lagjen 15 te qytetit te durresit.

Burime nga policia thonë se në konflikt jane perfshire dy familje te cilat banojne pranë njera-tjetres.

Mesohet se ne urgjecen e spitalit te Durresit kane mberritur dy te plagosur: njeri i plagosur me thike dhe tjetri me sende te forta. Policia eshte vene ne ndjekje te autorit, dokumentimin dhe zbardhjen e plote te ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku kesaj ngjarje, ndersa po punohet per kapjen e autorit, i cili eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.