Me nisjen e kësaj jave, presidenti Bajram Begaj, pritet të firmosë dekretin për thirrjen e seancës së parë plenare për legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Shqipërisë.
Ligji parashikon që ligjvënësit e rinj mund të mblidhen jo më heret se 10 shtatori dhe jo më vonë se 20 shtatori. Por burime kanë konfirmuar 12 shtatorin, si datën kur do të mblidhet kuvendi I ri, I cili do të zhvillojë dy seanca brenda një dite.
E para do të jetë paradite ku do të ngrihet një komision I përkohshëm I verifikimit të mandateve. Ndërsa pasdite 140 deputetët do të rikthehen sërish për betimin dhe do të zgjedhin kryeparlamentarin e ri. Ky I fundit zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputeteve, me votim të fshehtë dhe pa debat.
Por si do të jetë konfigurimi i Parlamentit të Ri?
Nga 83 socialistë, 53 prej tyre do të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Shumica të pasprovuar në terrene zgjedhore por jo pa experience në fushat ku kanë shërbyer, pasi kanë mbajtur poste të rendesishme, nga ministra, zvministra, kryebashkiakë, administratën publike apo edhe karriere të gjatë në profesione të ndryshme.
Por përpara se të ulen në parlament, socialistët duhet të kalojnë edhe një provë. Në 11 shtator, Edi Rama do të mbledhe Asamblenë socialiste për të zyrtarizuar skuadrën me të cilën do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.
E teksa Edi Rama solli në parlament figura të reja, Saliu zgjodhi riciklimin. Nga 50 deputetë të koalicionit, demokratët kanë vetëm 42. Vetëm 13 demokratë ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Ndërsa pas një mungese disa vjecare, në sallë rikthehet sërish Jozefina Topalli, Gent Strazimiri, Bardh Spahia apo Igli Cara.
Ilir Meta nuk pranoi mandatin që do i siguronte lirinë, për të pasur në parlament 4 deputetë, Erisa Xhixhon, të rikthyerin Edmond Haxhinasto dhe dy të rinj, Tedi Blushin e Brunilda Haxhiun. Ndërsa Agron Duka la karrigen për Artan Lukun.
Përvec PSD-së së Tom Doshit, në këtë legjislaturë, në kuvend do të ulen edhe partitë e reja. Partia “Mundësia” ja doli të sigurojë dy ulësë ndërsa nga një “Lëvizja Bashkë dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo e fundit do të cojë në kuvend 60-vjecaren Ana Dajko, pas një beteje të gjatë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e deputetit.