Ballina Europë Meloni: Moska është më e interesuar në sulme brutale sesa në paqe

Meloni: Moska është më e interesuar në sulme brutale sesa në paqe

14
0

Rusia ka kryer një tjetër sulm masiv gjatë natës në Ukrainë, duke zbehur edhe më shumë shpresat për paqe, sipas RAI News.it.

Të paktën 805 dronë dhe 13 raketa u lëshuan në 18 qytete, përfshirë Kievin, Kharkivin, Dnipron dhe rajonin e Zaporizhias.

Katër persona, përfshirë një fëmijë, u vranë ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në një reagim ndaj sulmit, rus, tha se Rusia është më e interesuar në sulme brutale sesa në paqe.

“Rusia duket më e interesuar të nxisë ashpërsinë e sulmeve të saj ndaj Ukrainës, sesa të ndjekë një rrugë negociatash për t’i dhënë fund armiqësive. Ne jemi pranë popullit ukrainas”, tha ajo.