Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për 2 ditë me radhë, ka evidentuar dhe goditur 7 raste të kësaj paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasit:
S.B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente.
A.D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
G.K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.
P.Gj., banues në Pukë, pasi në fshatin Breg Lumi ka kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.
K.H., banues në fshatin Viçidol, pasi në vendin e quajtur bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve kompetente.