Ballina Aktualitet “Nuk marrin pagat që në prill”/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë në...

“Nuk marrin pagat që në prill”/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë në krah të gazetarëve të TV MCN, replikon pronari Meksi: Ej asociacioni s’më do k**i

0
31

Pas denoncimit të moderatores të emisionit investigativ “Xhadat”, Delinda Disha, e cila njoftonte se ishte larguar nga programi dhe televizioni MCN, pasi kërkonte pagat e saj që në muajin prill dhe se në të njëjtën situatë ishin edhe shumica e punonjësve të kësaj medie, Asociacioni i Gazetarë të Shqipërisë, ka marrë në mbrojtje gazetarët dhe gjithë punonjësit dhe u bën thirrje drejtuesve të televizionit, të respektojnë detyrimet.

Por menjëherë pas kësaj deklarate solidariteti, nëpërmjet një komenti te faqja e AGSS, ka reaguar me një gjuhë banale, pronari i televizionit MCN, Endri Meksi. “Ej asocasioni, s’me do k*ri”, shkruan ai.

Deklarata e plotë e AGSH:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për rastin e moderatores Delinda Disha, e cila publikisht deklaroi largimin nga emisioni investigativ “Xhadat” në MCN TV për shkak të vonesave të vazhdueshme në pagesa.
Mosrespektimi i kontratave dhe detyrimeve financiare ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias është shkelje e të drejtave të tyre dhe dëmton drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe të informimit. Një gazetar që nuk paguhet për punën e tij, është një gazetar i cenueshëm, i ekspozuar ndaj presioneve dhe i privuar nga ushtrimi i lirë e i pavarur i profesionit.
AGSH i bën thirrje drejtuesve të MCN TV dhe çdo media tjetër që të respektojnë detyrimet kontraktuale dhe të garantojnë kushte të dinjitetshme pune për gazetarët dhe stafet e tyre.
Në solidaritet të plotë me Delinda Dishën dhe çdo gazetar tjetër që përballet me vonesa apo mosmarrje page, AGSH riafrimon angazhimin e tij për të denoncuar çdo shkelje të të drejtave të gazetarëve dhe për të mbrojtur lirinë e medias në Shqipëri.