Në një ceremoni madhështore të mbajtur në Sheshin Shën Pjetër, Papa Leo XIV ka shpallur të shenjtë Carlo Acutis, 15-vjeçarin italian që përdori teknologjinë për të përhapur besimin dhe që fitoi nofkën “ndikues i Zotit”.
Dhjetëra mijëra pelegrinë, shumica të rinj, ishin të pranishëm në meshën e hapur të së dielës.
Papa Leo, i cili është papa i parë amerikan në histori, bëri një paraqitje të papritur përpara fillimit të meshës, duke përshëndetur turmën.
“Është vërtet një bekim i Zotit që kaq shumë të rinj janë mbledhur për këtë Meshë të Shenjtë.”
Ai i ftoi të rinjtë të qëndronin në shesh edhe pas meshës, që t’i përshëndeste nga makina e tij.
Rreth një orë përpara meshës, Sheshi Shën Pjetër ishte mbushur plot, kryesisht me të rinj italianë të brezit, që e konsiderojnë Acutis një model frymëzues të besimit në kohët moderne.
Carlo Acutis vdiq në 2006 në moshën 15 vjeçare. Ai ishte një programues kompjuterash italian i lindur në Britani, i njohur për përkushtimin e tij ndaj Eukaristisë dhe përdorimin e mediave dixhitale për të promovuar përkushtimin katolik.