Ballina Politika Partia e Lapajt konfirmon publikisht: Deputetja jonë do të rreshtohet krah Berishës

Partia e Lapajt konfirmon publikisht: Deputetja jonë do të rreshtohet krah Berishës

25
0

Sekretari i Përgjithshëm i partisë “Shqipëria bëhet” ka pranuar publikisht se deputetja e tyre do të rreshtohet krah Sali Berishës.

Elton Laska tha në një intervistë se partia e tyre e ka të përcaktuar qartë në statut se është parti e djathtë dhe do të votojë kundër mazhorancës.

Më herët edhe zyrtari i ‘Shqipëria bëhet’, Elvis Çela ka pohuar afeksionin që partia e Adriatik Lapajt ka me Sali Berishën.

Në një intervistë për Top news, Çela u shpreh se “Sali Berisha dhe PD janë simbol i të djathtës shqiptare në modernizëm”.