Ballina Kronika Pas ndihmës mjekësore, Nuredin Dumani rikthehet në qeli

Pas ndihmës mjekësore, Nuredin Dumani rikthehet në qeli

23
0

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u shtrua mbrëmjen e djeshme me urgjencë në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Dumani iu nënshtrua një sërë analizash specifike për të parë gjendjen e tij të plotë shëndetësore, pas problemeve që shfaqi me zemrën, me qëllim për të përjashtuar ndonjë tentativë kriminale në adresë të tij.

Analizat paraprake te institutit te mjekësisë ligjore kane përcaktuar se nuk ka përdorur droge apo alkool, por se analizat në rast se është helmuar, kërkojnë një kohë më të gjatë që të dalin.

Duke qenë se nuk ka pasur nevojë për një ndërhyrje, i penduari i drejtësisë është kthyer në qeli.

Ndërkohë vetë Dumani më herët ka pranuar probleme kardiake prej vitesh. Në dëshmitë e tij në SPAK ai ka përmendur dy ndërhyrje në zemër, njërën prej të cilave jashtë vendit. Madje edhe është trajtuar me kemp për këto probleme.

Njëra prej ndërhyrjeve është realizuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe tjetra në vitin 2018 në spitalin Bordo të Francës, ku bashkëpunëtori i SPAK ka kryer transplantin e aortës.

Njëra prej ndërhyrjeve është realizuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe tjetra në vitin 2018 në spitalin Bordo të Francës, ku Dumani ka kryer transplantin e aortës.