Ballina Aktualitet Po hante karkaleca në burg, dhe i ra të fikët/ Ja çfarë...

Po hante karkaleca në burg, dhe i ra të fikët/ Ja çfarë ndodhi me Dumanin. Nuk fliste dot, spitali ende pa diagnozë

53
0

Nuredin Dumani, një nga dëshmitarët që SPAK, e ka si “xhevahirin” rezervë në të paktën 11 dosje për Krimin e Organizuar, mbrëmjen e djeshme ka pësuar një gjëndje të fikti, duke vënë në alarm Drejtorinë e Përgjithme të Burgjeve dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

I penduari, që ka pranuar pjesëmarjen e tij në mbi 13 atentate me armë dhe një seri grabitjesh me dhunë e armë zjarri të kryera në disa qytete të vendit, ka qënë duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij.
Kur befas zemra e tij problematike, ka pësuar ç’regullim rrahjesh dhe më tej trupi ka humbur qëndrueshmërinë dhe ka rënë në gjëndje të fikti.

Kjo situatë është vërejtur nga punonjësit e policisë së Burgjeve, që janë të stacionuar me shërbim në sektorin, ku mbahen disa prej bashkëpuntorëve më të njohur të SPAK në burgun Nr.313, të cilët më pas kanë raportuar për situatën tek eprorët e tyre.

Teksa një mori telefonatash u shkëmbyen me prokurorët e SPAK dhe këta të fundit me Drejtorët pranë spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, nga ana tjetër dhjetëra policë të Drejtorisë së Burgjeve të mbështetur nga efektivë të repartit RENEA, kanë arritur të transportojnë Nuredin Dumanin me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burimeve të sigurta se Nuredin Dumani, kur ka mbëritur në ambjentet e Urgjencës Qëndrore në QSUT-ë, ka qënë në gjëndje të fikti, i pa vetëdijshëm dhe nuk ishte në gjëndje të fliste fare.

Përmes një protokolli mjekësor, Nuredin Dumanit, i është matur pulsi, rrahjet e zemrës dhe më tej mjekët e Urgjencës Qëndrore, kanë urdhëruar kryerjen e terapisë skanuese.

Mësohet se Nuredin Dumani në gjëndjen e pavetëdijshme i është nënshtruar një procesi skanimi në pjesën e kokës, barkut dhe gjoksit, ku mjekët kanë dhënë përshkrimet e sakta, të cilat tashmë janë pasqyruar në kartelën mjekësore të bashkëpuntorit të SPAK.

Pas kryerjes së kësaj procedure, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, është larguar nga Urgjenca Qëndrore, duke u çuar në Reanimacionin e Kirurgjisë, me qëllim nisjen e një formule mjekësore me qëllim daljen nga gjëndja e të fiktit dhe sjellja në parametrat optimale.

Në reanimacionin e Kirurgjisë, Dumani, është rehabilituar në një nga dhomat VIP të këtij reparti, duke qëndruar i vetëm. Ndërkohë forca të shumta të policisë së burgjeve, efektivë të RENEA-s dhe policë të mbrojtjes së dëshmitarëve, kanë rrethuar spitalin.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të mesnatës në këtë dhomë ka hyrë vetëm një mjek Neurolog, që po ndjek me përpikmëri pacientin, një zyrtar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, si dhe oficeri i Policisë Gjyqësore pranë BKH-së, Alvaro Noga.

Mësohet se oficeri Noga, ka marë kontakt me bashkëpuntorin e SPAK, vetëm pasi mjeku ka konfirmuar se Nuredin Dumani, kishte dalë nga gjëndja e rëndë shëndetësore, duke u përmendur dhe kishte filluar të fliste nga pak.
Oficeri i BKH-së ka komunikuar disa minuta në prezencë të mjekëve, ku Nuredin Dumani, u ka konfirmuar se shëndeti i tij ishte përkeqësuar teksa po konsumonte karkaleca në dhomën e tij.

Menjëherë stafi mjekësor kanë ngritur dyshime për një helmim të mundshëm përmes konsumimit të ushqimit, ndaj kampione gjaku të mara Nuredin Dumanit, janë çuar për analizim toksikologjik në laburatorin e spitalit.

Mjekët kanë garantuar oficerin e BKH-së dhe titullarin e prokurorisë se gjëndja e pacientit ishte stabilizuar ndjeshëm, pasi pacienti kishte filluar të komunikonte.

Por për shkak të arritjes së parametrave optimale dhe daljes me një diagnozë mjekësore konkrete, Dumani do vijojë të qëndrojë disa ditë në reanimacionin e kirurgjisë, me qëllim kryerjen e të gjitha analizave mjekësore.

Mjekët kërkojnë kohë dhe analizim të plotë të situatës shëndetësore të Nuredin Dumanit, me qëllim daljen në një konkluzjon përfundimtar mbi diagnozën që solli këtë anomali shëndetësore të Nuredin Dumanit, duke i shkaktuar gjëndjen e të fiktit.

Që prej muajit Prill 2022, Nuredin Dumani, është kthyer një nga bashkëpuntorët kyç të prokurorisë së posaçme SPAK.

Fillimisht dëshmia e tij u përdor nga SPAK në ndërtimin e akuzave ndaj 32 personave të botës së krimit, në atë që quhet si procedimi Nr.75 ose siç njihet ndryshe “Plumbi i artë”.

Më pas rrëfimi i tij, hyri në përdorim dhe në 5 dosje të tjera të kësaj çështje,si tek çështja me Nr.75/1, 75/2, 75/3, 75/4 dhe 75/5.

Më pas dëshmia e Nuredin Dumani, u përdor nga SPAK dhe tek dosja penale Nr.9 që ndryshe njihet si dosja “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Behar Bajri, anëtarët e grupit kriminal të tij dhe biznesmeni nga Shkodra, Pëllumb Gjoka.

Por SPAK, vijoi përdorimin e dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe tek dosja penale kundër vëllezërve “Çopja” dhe anëtarëve të grupit të tyre, që vepronin në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Rrëfimi i Dumanit, gjeti përdorim dhe tek dosja kundër të “fortit të Kukësit”, Bujar Gërmizi,i cili sipas hetimeve ishte njeriu kyç që e mbante të strehuar Nuredin Dumanin në Kukës dhe Gjilan të Kosovës.

Po kështu Dumani, ka folur dhe për aktivitetin kriminal të Elvis Doçit alias “Visi i Pojës” në Durrës. Ku rrëfimi i tij ka gjetur zbatim në çështjen penale të hapur nga SPAK dhe në çështjen penale të hapur nga prokuroria e Barit në Itali.

Ja 11 dosjet ku Dumani është dëshmitar i penduar

1. Dosja Nr.75 “Plumbi i artë”
2. Dosja Nr.75/1
3. Dosja Nr.75/2
4. Dosja Nr.75/3
5. Dosja Nr.75/4
6. Dosja Nr.75/5
7. Dosja “Metamorfoza”
8. Dosja kundër Bujar Gërmizit
9. Dosja kundër Elvis Doçit (Poja)
10. Dosja kundër grupit (Çopja)
11. Dosja kundër Elvis Doçit në Itali

/Elton Qyno, ora news/